Milei: Në Venezuelë ka një diktaturë të përgjakshme

Milei: Në Venezuelë ka një diktaturë të përgjakshme

Nuk ka më një qeveri të vetme të arsyeshme në botë që nuk e pranon se ka një diktaturë të përgjakshme në Venezuelë.

Kështu deklaroi presidenti argjentinas Javier Milei, në një fjalim të gjatë në forumin e djathtë Cpac, në Brazil, në të cilin sulmoi socializmin e rajonit në 360 gradë, pa përmendur me emër presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, të cilin ditët e fundit e kishte cilësuar si një “dinozaur idiot”.

Drupal Ad

Milei, foli për një persekutim gjyqësor kundër ish-presidentit të krahut të djathtë Jair Bolsonaro dhe për “marrëveshje në çështjet e lirisë dhe censurës”, gjëra që sipas tij, duken të largëta ose abstrakte, por që të gjithë e shohin atë që ka filluar të ndodhë në Brazil.

“Shikoni persekutimin gjyqësor të Jair Bolsonaro në Brazil dhe shikoni se çfarë po ndodh në Bolivi, ata janë gati të bëjnë një grusht shteti të rremë për të fituar disa pikë të tjera në zgjedhje”, theksoi kreu i shtetit argjentinas duke përcaktuar Kubën dhe Nikaraguan si diktatura të tjera vrastare në rajon dhe duke treguar socializmin si “një ideologji që shkon drejtpërdrejt kundër natyrës njerëzore”, e cila domosdoshmërisht çon në skllavëri ose vdekje.

Është e pavërtetë që e majta është ideologjia e të varfërve dhe të shtypurve.

Në Amerikën Latine bëhet çdo ditë më e qartë se e majta është ideologjia e të pasurve, të fuqishmit që kontrollojnë dhe zënë pozicione të rëndësishme në përhapjen kulturore.

Dhe çdo ditë bëhet më e qartë se varfëria është një mjet për ata që predikojnë socializmin, sepse praktika e tyre operacionale konsiston në marrjen e të varfërve si klientë të sistemit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy