Videoja e tradhtisë/ Peza: Synohej çnderimi! Familja e vajzës ka një njollë të madhe

Videoja e tradhtisë/ Peza: Synohej çnderimi! Familja e vajzës ka një njollë të madhe

Psikologia Anxhela Peza, për ngjarjen e filmimit të vajzës në Librazhd në momente intime me të dashurin nga familja e të fejuarit dhe nxjerrjen e videos në media, thotë se tradhtia bashkëshortore ka dalë në plan dytësor përballë sjelljes së vjehrrit dhe vjehrrës.

Ajo tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se ne video shohim vetëm vajzën në gjendje nudo, jo partneri i saj, ndaj tha se janë ngjarje që na përfaqësojnë si shoqëri, ndonëse nuk kanë dalë dhe nuk janë bërë publike.

Nuk mendoj se dikush e duartroket tradhtinë bashkëshortore. Ka sjellë më shumë në vëmendje dhunën e bërë nga prindërit e bashkëshortit, çnderimin duke e prezantuar lakuriqësinë e saj si turpin më të madh, tradhtia ka dalë si plan dytësor, por jo se e ka mbështetur njeri.

Kur kemi të bëjmë me një martesë, nëse kjo ishte martesë. Se si këto vajza futen në martesë... e gjitha kjo ishte e dënueshme nga veprimi i vjehrrit dhe vjehrrës.

Vetëm një muaj kishte qëndruar me bashkëshortin në tre vite. Ajo jetonte në apartament në katin e dytë, prindërit e bashkëshortit në katin e parë.

Ajo tha se do e priste vajzën në studion e saj, ashtu sikundër çdo klient dhe se gjëja e parë që do e orientonte është si të ndihmojë veten e saj.

Peza shtoi se prezantohet një vajzë 20-vjeçare nudo dhe kjo gjë vjen që te organet policore që thuhet se është tallur dhe përqeshur atje dhe deri pastaj se si shoqëria e paragjykon dhe i bullizon babanë, motrën, vëllanë.

Ajo si familje ka një njollë të madhe, kjo rëndon mbi shëndetin mendor jo vetëm të vajzës por të familjes. Çdo gjë që është në kundërshtim me dëshirën e një individi.

Lakuriqësia përdoret për ta çnderuar, sharë dhe për ta bërë imorale. Është fyerje dhe ofendim i madh për gjithë qenien e saj. Ata e kanë lënë për disa orë në atë gjendje.

Ky është një rast banal, një tradhti që ndodh nga një vajzë e re me një bashkëshort emigrant. Është një martesë fantazmë, e cila i shërben vjehrrit dhe vjehrrës.

Sa gra të tilla ka në Shqipëri? Sa të duash! Kjo vajzë është strehuar në një qendër të shëndetit mendor, trajtohet nga një grup multidisiplinar, për ti dhënë sigurinë e plotë.

Mund të kishte përfunduar dhe në vrasje, ishin dhe shumë komente që thoshin i lumtë dora kush e ka bërë. Duhen burime referimi dhe institucionet që nga policia kur merr urdhrin e mbrojtjes, familja duhet zhvendosur.

Kemi të bëjmë me njerëz të paarsimuar që nuk dinë të mbrojnë veten e tyre dhe si të kërkojnë të drejtat. Është një gamë shumë e gjerë se çfarë ndodh në shoqërinë tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy