Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Margariti, akuza edhe për ambasadoren Kim

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Margariti, akuza edhe për ambasadoren Kim

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar sot një kallëzim penal në SPAK drejtuar Ministres së Kulturës, Elva Margariti, për shpërdorim detyre, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Adriana Kalaja, përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kërkon të çohet në gjyq video e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.

Ata kërkojnë përgjigje për për kallëzimet e tyre, pasi hetimet e Spak-ut kanë përfunduar.

“SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve”, u shpreh Kalaja.

Ndër të tjera Kalaja e konsideron reagimin e kreut të SPAK, Arben Krajës jo etik.

“Ju të gjithë jeni dëshmitarë. Po heqim të gjitha abuzimet që Erion Veliaj ka bërë me ligjet. Por, nuk e dimë çfarë pret SPAK për të çuar në gjykim videon e shembjes me qytetarë brenda. Ka shumë shkelje skandaloze, shpërdorim detyre nga SPAK”, tha ajo.

Akuzat e Aleancës për Teatrin nuk u kursyen akuza as për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, duke e quajtur palë me krimin dhe atyre që shkelin ligjet.

“Yuri Kim është bërë palë më krimin nuk reagon asnjëherë që pushteti kryen veprime. Do të dërgojmë një kërkesë në senatin amerikan për të”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy