Rob Kardashian i ka dhënë fund betejës ligjore disavjeçare me ish-bashkëshorten e tij Blac Chyna.
Ish-ylli i "Keeping Up With the Kardashians" tërhoqi poshtë padinë e tij për sulm kundër Blac Chyna për hir të vajzës së tyre dhe një gjykatës e ka aprovuar.
“Dashuria ime për Dream e tejkalon shumë dëshirën time për të vazhduar me pretendimet e mia kundër nënës së saj në një gjyq publik”, tha Kardashian për Page Six.
“Tani që gjykata ka vendosur se ka prova të mjaftueshme për të garantuar një gjyq nga juria për pretendimin tim për sulm, për hir të vajzës sonë, unë po e hedh poshtë veprimin dhe po fokusohem në marrëdhënien time bashke-prindërore me Chyna-n.”

Siç ishte raportuar më parë në Page Six, Kardashian e paditi Chyna-n në shtator të 2017-ës për sulm, duke pretenduar se ajo u përpoq ta mbyste atë me një kordon karikues iPhone pasi kishte konsumuar drogë dhe alkol. 34-vjeçari tha se ai ishte në gjendje të shpëtonte, por pretendoi se ajo e goditi vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë.
Kardashian pretendoi se ai pësoi lëndime në qafë, të cilat më vonë i dokumentoi në rrjetet sociale. Chyna, 33-vjeçe, ka mohuar me akuzat e ish-bashkëshortit të saj.



