Gjukanoviç: Nuk kemi ndërmend të tërheqim ligjin për liritë fetare

Gjukanoviç: Nuk kemi ndërmend të tërheqim ligjin për liritë fetare

Mali i Zi nuk do ta tërheqë ligjin për lirinë e fesë, thotë presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, në një intervistë ekskluzive për Tanjug. Gjukanoviç thekson se protestat masive ndaj këtij ligji, të cilat ai i sheh si thelbësisht politike, megjithëse të "maskuara" nën veshjen e klerit, me tipare të spikatura pro-serbe, nuk mund të kërcënojnë qeverinë ose politikat e ndjekura nga qeveria.

"Nëse do të mendonim se ligji duhej të tërhiqej, ne nuk do ta kishim miratuar. Të gjitha argumentet që kemi dëgjuar kundër këtij ligji, i kemi dëgjuar për katër vite me radhë", thotë Gjukanoviç.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e emancipimit të Malit të Zi, vëren ai, në të cilën duhet të krijohen të gjitha parakushtet institucionale për zhvillimin e mëtejshëm shtetëror dhe shpirtëror të shoqërisë malazeze, përfshirë këtu edhe rivendosjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Malazeze.

I pyetur nga Tanjug - nëse nuk ka ndërmend të tërheqë ligjin, i cili ngjalli protesta dhe pakënaqësi të madhe te ndjekësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe serbët, të cilët e panë ligjin si mosrespektim të vullnetit të tyre, - çfarë lloj dialogu ofron qeveria malazeze, Gjukanoviç thotë: "Ne i nxisim ata të flasin për mënyrën e zbatimit të këtij ligji."   

Presidenti i Malit të Zi  në intervistë ka renditur të gjitha arsyet historike, ligjore dhe politike që sipas tij i çuar autoritetet malazeze drejt një lëvizjeje të tillë dhe hodhi poshtë argumentet e kundërshtarëve të ligjit. Gjykanoviç thotë se ka shumë manipulime lidhur me këtë çështje, më kryesorja ajo sipas të cilës ky ligj legjitimoi synimin e shtetit për të konfiskuar pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi:

"Është një trillim brutal", tha Gjukanoviç, duke thënë se prona e kishës sebr ka qenë në të vërtetë pronë e shtetit të Malit të Zi, dhe se u uzurpua nga 1986 deri në 2000. Gjukanoviç thotë se për këtë ka fakte të padiskutueshme historike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy