Video nga puna e epidemiologëve/ Rama: Po forcojmë kapacitetet testuese

Video nga puna e epidemiologëve/ Rama: Po forcojmë kapacitetet testuese

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po vijon të fuqizojë kapacitetet testuese, ndërkohë që po vazhdon edhe puna e epidemiologëve në terren.

Nëpërmjet një video Rama tregon se po vijon puna në terren për hetimin epidemiologjik të rasteve të reja për të siguruar në kohë testimin e të dyshuarve me Covid.

Postimi i plotë i Kryeministrit

MIRËMËNGJES

me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë.

Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive.

Punë të mbarë dhe faleminderit

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy