SHBA miraton mbi 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

SHBA miraton mbi 2 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Administrata Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme për Ukrainën me vlerë 2.17 miliardë dollarë që përfshin për herë të parë raketa me rreze më të gjatë.

Paketa tërheq 425 milionë dollarë nga stoqet ekzistuese të Departamentit të Mbrojtjes dhe 1.75 miliardë dollarë në fondet e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Paketa e re shënon 29.3 miliardë dollarë të dhëna Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurtin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë GLSDB (Gound Launched Small Diameter Bomb, Ed) me një rreze veprimi prej 150 kilometrash, njoftoi Pentagoni këtë të premte, duke konfirmuar informacionin nga  Wall Street Journal.

Megjithëse raketat do të dyfishojnë efektivisht rrezen e armatimit ukrainas, paketa nuk do të përfshijë raketën e kërkuar prej kohësh ATACMS me një rreze veprimi më të madhe se 200 milje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy