I hapet rruga krijimit të Akademisë së Pushtetit Vendor, do të trajnohen 26 mijë punonjës

I hapet rruga krijimit të Akademisë së Pushtetit Vendor, do të trajnohen 26 mijë punonjës

Me vendim të Këshillit të Ministrave çelet rruga për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, që pritet të trajnojë në tre vite 26, 097 punonjës. 

Kostoja e investimit fillestar pritet të mbulohet 100 për qind nga ekzekutivi. Në tre vitet e para kostoja do ndahet, 50 për qind nga qeveria qendrore dhe 50 për qind nga pushteti vendor. 

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në një postim në rrjetet sociale thotë se për herë të parë Bashkitë e Shqipërisë do të mund të themelojnë një institucion të përbashkët që do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për administratën vendore.

50% e kostos në 3 vitet e para për punën e Akademisë do të mbulohen nga qeverisja qendrore dhe Bashkitë do të përfitojnë trajnime, zhvillim profesional të qëndrueshëm dhe forcim të kapaciteteve të tyre profesionale për dhënien e shërbimeve cilësore e të standardeve europiane për qytetarët”, shkruan Mazniku. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy