Eksperti i IT Erjon Demiri e konsideron si të sigurt sistemin bankat në Shqipëri. Duke folur në "Mcn Economy" Demiri tha se sulmet kibernetike janë në rritje dhe siguria është një proces i vazhdueshëm. Sipas ekspertit të IT ligji i ri për mbrojtjen kibernetike ka goxha ndryshime në masat e sigurisë.
Deri tani kemi pasur dhe kemi banka të sigurta. Jo çdo lloj sulmi sjell të njëjtin lloj rezultati. Segmentimi bëhet në të gjitha bankat tona. Aplikacionet që ne përdorim vazhdimisht janë relativisht të sigurta. Në të gjithë botën ashtu edhe në Shqipëri, t’i s’mund t’i presësh me thikë që të thuash, ky është i sigurt, dhe ky i pasigurt. Kemi një strategji të tërë për mbrojtjen kibernetike që është duke u shqyrtuar dhe që pretendohet që do zgjasë disa vjet në Shqipëri. Siguria nuk është një element që mund të merret dhe të shikohet me një sy, por e është e gjithë kjo strategji bashkë me protokollet, që nëse do zbatohet ashtu siç duhet, nuk do të kemi problematika të mëdha. Unë mendoj që kemi një sistem bankar të sigurt. Duhet të mos ngatërrojmë faktin që mund të kemi në momente të caktuara, qoftë edhe vonesa. Duhet të kuptojmë që ka arsye të tjera pse janë këto vonesë, ndoshta po kryhet një update-im i ri, ndoshta edhe banka vet është nën sulm. Në përgjithësi mendoj që kemi një sistem të sigurt bankar, nuk kemi pasur problematika të mëdha. Nuk është një proces që kryhet dhe mbaron, është një proces i vazhdueshëm. Sasia e sulmeve po vjen në rritje. Kjo është diçka që dihet, nuk na ka gjetur të papërgatitur. Është një proces i vazhdueshëm. Ne kemi institucione ligjzbatuese. Ligji i ri për mbrojtjen kiberntike që është në diskutim, ka goxha më tepër masa të ndryshme, që kërkohen vazhdimisht nga institucionet. AKCESK-u ka pasur një riorganizim goxha tërësor dhe rritje stafi goxha të madhe. Efiktiviteti matet me mos pasjen e dëmtimeve nga sulmi”.



