Kreu i PD në Vlorë, Atird Hoxha, në një intervistë për MCN, tha se ai e kundërshtoi projektvendimin për kalimin e ish-pistës së aerodromit të Vlorës bashkisë, pasi ka pretendime se toka është pronë e katër familjeve të vjetra vlonjate.
Ai deklaroi se pas kësaj nisme qëndron biznesmeni Samir Mane, me synimin për të tjetërsuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Vlorë me qëllim investimi.
“Bëhet fjalë për ish pistën e aerodromit të Vlorës, të cilën bashkia Vlorë përpiqet ta dakordësojë që të kalojë këtë pronë bashkisë Vlorë. Kjo është një sipërfaqe për të cilën dy nga familjet kanë paraqitur ankesat e tyre për këtë procedurë, pasi pretendojnë pronësinë e një sipërfaqe toke.
Ndërkohë edhe dy familjet e tjera Papa dhe Isaraj të cilat edhe këto familje disponojnë vendime ose janë pjesë e procedurave aktuale për kthimin e këtyre sipërfaqeve. Pasi më parë janë njohur nga ish-Agjencia e Kthimit të Pronave për këto pasuri të trashëgimtarëve të familjeve.
Bashkia Vlorë pretendon të zhvillojë këtë sipërfaqe ndërkohë që ende nuk është një projekt. Projektvendimi nuk kishte firmat përkatëse dhe drejtorive përkatësi për kalimin e pronës nga MB në “Vlora Invest”. Ne e kundërshtojmë këtë pasi kjo sipërfaqe ka dokumentacion qe u përket 4 familjeve.
Mendoj që në këtë tentativë qëndron pas Samir Mane dhe kërkon të tjetërsojë sipërfaqe të konsiderueshme tokë në Vlorë.”



