Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Messina të Italisë ku një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Viktima është Aurelio Hasaj, dhe sipas mediave italiane, aksidenti është regjistruar rreth orës 17:00, ku i riu shqiptar po udhëtonte me skuter së bashku me një vajzë, por ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë.
Për pasojë, nga goditja që ai morri 16 vjeçari pësoi plagë të rënda, ku edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa vajza, P.G., ka marrë lëndime jo të rënda në hundë, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Një tragjedi për Aurelion që u nda nga jeta në një moshë kaq të e dhe për familjen e tij, që humbi djalin pikërisht ditën e ditëlindjes.
Por nga raportimet e mediave italiane, ngjarja bëhet edhe më tepër tragjike, prej faktit se ai ka humbur jetën pikërisht sot, në ditën e lindjes së tij



