Zbardhja e dy vrasjeve të bujshme 15 vite më parë, si “ortakët” ekzekutuan Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliun

Zbardhja e dy vrasjeve të bujshme 15 vite më parë, si “ortakët” ekzekutuan Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliun

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi zbardhjen e dy ekzekutimeve të ndodhura 15 vite më parë. SPAK akuzon emra mjat të njohur në botën e krimit, Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje. Por si arriti SPAK në zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe të akuzojë emra të njohur. Mësohet se rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj (kunati i Berishës) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar.

(Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha)

Ndërkohë është urdhëruar ndalimi edhe për Indrit Rusin. Kush janë dy ekzekutimet që akuzohet emrat e mësipërm?

Ekzekutimi i Vajdin Lamaj

Vajdin Lamaj është vrarë 15 vite më parë me një sasi të lartë eksplozivi që I ishte vendosur në ashensorin që përdorte për t’u ngjitur në banesë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ngjarja që ngriti në këmbë gjithë Tiranë, drejtësia ka gërmuar në historinë e biznesmenit Lamaj për të vënë pas hekurave përgjegjësit që i shpërthyen tritolin. Ngjarja ndodhi mesnatën e 28 shkurtit të vitit 2005. Një emër mjaft i njohur në atë kohë, Lamaj mbeti i vdekur në një atentat me eksploziv në pallatin ku ai banonte. Pikërisht në momentin kur Lamaj, ish-Presidenti i Federates se Boksit dhe ish-Zv/president dhe bashkëpronar i “TOP Albania Radios”, hyri në ashensor bashkë me mikun e tij të ngushtë Artan Arsi, eksplozivi shpërtheu. Ata që e donin të vdekur biznesmenin e fuqishëm në atë kohë, e vëzhgonin dhe numëronin sekondat për të shpërthyer lëndën plasëse që do t’i sillte vdekjen njeriut që ata kishin përballë. Në këtë atentat vdiq dhe Artan Arsi, miku i Lamajt. Vajdin Lamaj pak muaj para vrasjes i shpëtoi një tjetër atentati.

(Vajdin Lamaj)

Në 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv pasi ishte i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur lehtë dy persona. Pavarësisht atentatit, gjurmët e Lamajt janë ende ekzistente, sidomos në fshatin Domje. Komuniteti prej 9 mijë banorësh në njësinë administrative Domje, ka gjimnazin e vet me emrin “Vajdin Lamaj”. Me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, në shkollën për 265 nxënës, të vegjlit mësojnë nën emrin e biznesmenit të vrarë në atentat.

Ekzekutimi i Klodian Saliut

Klodian Saliu, atë kohë ishte anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit. Ai e ekzekutua më 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës. Në segmentin rrugor Durrës–Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targa DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos shtetasi Osman Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës. 24 orë më pas u ekzekutua Vajdin Lamaj dhe për këtë akuzohet Emiljano Shullazi me Viktor Ymerin me bashkëpunimin e bandës së Durrësit.

(Klodian Saliu)

Kush është i penduari i drejtësisë

Dy vrasjet e ndodhura 15 vite më parë, mësohet se e kanë marrë indicien për t’u zbardhur nga një I penduar. Ai është shtetasi Luftar Reçi. I akuzuar për vrasje dhe trafik droge, prej 11 vitesh Reçi ndodhet në burg. Emri i tij është rikthyer pasi ka rol kyç në hetimet e bëra nga SPAK, për akuzat ndaj dy prej personave të njohur në botën krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre. Luftar Reçi është vënë në pranga në vitin 2009, pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2005, i dyshuar atëherë për disa ngjarje kriminale dhe i akuzuar për vrasjen e Maks Lalës. Ai është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze rreth një vit më parë. Luftar Reçi ka qenë i akuzuar për “vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si dhe të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Reçi së bashku me nipin e tij Taulant Elezi, më 8 maj 2005, në aksin rrugor të autostradës Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel. Për vrasjen e Maksim Lalës, Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy