Aleksandër Vuçiç mbërrin në Kosovë: Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm

Aleksandër Vuçiç mbërrin në Kosovë: Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kaluar pikën kufitare dhe është futur në territorin e Republikës së Kosovës mesditën e sotme.

Mediat kosovare raportojnë se si ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Eskorta e Vuçiç raportohet se po shoqërohet nga forcat policore të Kosovës me koordinim e KFOR dhe EULEX.

Jam i lumtur që jam këtu, ndihem i mrekullueshëm”. Këto ishin fjalët e para të presidentit të Serbisë, në vizitën e tij dyditore në veri të Kosovës të cilën e ka nisur në Zubin Potok.

Siç raporton "Tanjug", Vuçiç i tha këto fjalë kur vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.

Lajmi se Vuçiç do të vizitonte sot (8 shator) Kosovën e konfirmua të premten nga vetë kreu i shtetit serb, pasi dështoi edhe raundi i bisedimeve në Bruksel me homologun e tij kosovarë Hashim Thaçi.

Vuçiç do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, dhe gjatë ditës së sotme pritet që të vizitojë edhe Liqenin e Ujmanit.

Kreu i shteti t të Serbisë vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën. 

Policia e Kosovës dhe të gjithë strukturat e sigurisë do të shoqërojnë eskortën e presidentit të Serbisë, teksa do të vizitojë të gjithë vendet e parashikuara.

Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për “Kosova Press”, shtoi se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë rast problematik.

“Në terren tani gjithçka po kalon sipas planit dhe aktualisht nuk ka informacione në rrugë operative lidhur me çfarëdo situate të paparashikuara ose trazira. Pres që gjithçka të kalojë sipas planit”, tha Hot

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy