Ministria ruse e Mbrojtjes, bën bilancin me dëmet e shkaktuara Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes, bën bilancin me dëmet e shkaktuara Ukrainës

Forcat e Armatosura ruse kanë goditur 1612 objektiva që nga fillimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

“Që nga fillimi i operacionit janë goditur 1612 objektiva, duke përfshirë 62 poste komanduese dhe qendra komunikimi, 39 sisteme raketore S-300, Buk M-1 dhe Osa dhe 52 stacione radari”, tha Konashenkov.

Sipas tij, 49 avionë janë shkatërruar në tokë dhe 13 të tjerë në ajër. Gjithashtu njoftohet se u shkatërruan gjithsej 606 tanke dhe mjete të tjera të blinduara luftarake, 67 raketahedhës të shumëfishtë, 227 artileri fushore dhe mortaja, 405 automjete ushtarake dhe 53 mjete ajrore pa pilot, raporton Tass.

Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion të posaçëm ushtarak bazuar në një kërkesë të krerëve të republikave të Donbasit.

Lideri rus deklaroi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret ukrainase dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi gjithashtu se Forcat e Armatosura Ruse nuk po kryenin sulme kundër qyteteve të Ukrainës, por se po shkatërrohej infrastruktura ushtarake ukrainase nga armët precize dhe nuk kishte asnjë kërcënim për civilët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy