I vetmi sektor që nuk po njeh krizë në vendin tonë, është ai i prokurimeve. Të ardhurat e buxhetit të shtetit vazhdojnë të shkojnë për krijimin e kushteve komode për administratën dhe investime fasadë. Të tillë janë dhe dy tenderat e zhvilluar së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vlerë më të madhe se 300 milionë lekë (me tvsh).
Ky i fundit ka kërkuar ndërtimin e një kati shtesë në godinën e zyrave të KQZ-së. Kërkesën e lidh me pamjaftueshmërinë për të plotësuar nevojat e institucionit për mjedise pune.
Autoriteti Kontraktor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshoj gjatë rrugës disa nga kriteret e veçanta të kualifikimit të ofertave, sa i takon llojit të licensave të punës që i duhen kontraktorit për zbatimin e punimeve. Ndonëse procedura ishte e hapur, tenderi u zhvillua pa garë . I vetmi operator pjesmarrës në tender, u shpall edhe fitues me vlerë kontrate, 210 milionë lekë .
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk është ndalur këtu. Ai ka kërkuar gjithashtu rikonstruksion, përshtatje dhe mobilim të sallës së mbledhjeve. Fondi i vënë në dispozicion ësht 81 milionë lekë. Edhe ky tender ka mungesë konkurence.
Dy operator me seli në Tiranë dhe një në Elbasan janë bërë bashkë për ta fituar atë si bashkim operatorësh.
Duke pasur garanci 100% në shpalljen fitues të tenderit ata kanë dhënë një çmim sa gati 100% e fondit limit.
Investimi i fundit për ndërtimin e sallës së mbledhjeve në KQZ i përket vitit 2016, kohë në të cilën ky institucion u vendos në mjediset pranë parkut Rinia.
Ndërsa pritej që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të shqetësohet për investimet që duhet të kryej për krijimin e infrastrukturës së zgjedhjeve vendore 2023, ky i fundit ka vendosur t`i krijoj vetes ambjente sa më komode, pse jo edhe dinjitoze për konferenca shtypi apo aktivitete mediatike.



