As sot asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

As sot asnjë i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i humbjes së jetës nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë testuar 592 mostra dhe 63 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 87 persona. Numri i të shëruarve ka arritur në 12.987. Ndërsa raste aktive janë 1730.

Në spitalet në Kosovë 11 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë. Tre janë në respiratorë e 8 me maskë CPAP.

Në total në QKUK dhe klinikat e saj e në spitalet rajonale, po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Me oksigjenoterapi raportohet se janë 118 pacientë.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 15.333. Nga ta 616 kanë përfunduar me fatalitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy