Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një kishë në Meksikë. Statuja e Jezu Krishtit në kryq hap sytë dhe hedh vështrimin drejt objektivit të një telekamere që po e filmonte. Mes frikës dhe mrekullisë filmimi që ka regjistruar ka habitur me mijëra njerëz, ndërsa me dhjetra hetues dhe specialistë nuk janë ende të bindur nëse ka ndodhur realisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë por video është publikuar vetëm së fundmi dhe nuk i ka shpëtuar aspak polemikave në rrjetet sociale. Të shumtë janë ata që këtë video e konsiderojnë autentike, po aq të shumtë janë dhe personat që hedhin dyshimet për fabrikime apo montazh.
Gjithsesi duhet thë se deri më tani me këtë video janë marrë seriozisht mbi 20 ekspertë për ngjarje të mbinatyrshe, mes tyre përfshihen edhe priftërinj, skulptorë por edhe gazetarë. Pas javësh të tëra hetimesh mbi filmimin dhe në brendësi të kishës, opinionet mbi vërtetësinë e ngjarjes mbeten ende të ndara, ndërsa vetë autoritetet kishtare refuzojnë të përfshihen në këtë argument.



