Ruko: Lëvizja Bashkë po pengohet qëllimisht të regjistrohet si parti, i tremben një alternative serioze (VIDEO)

Ruko: Lëvizja Bashkë po pengohet qëllimisht të regjistrohet si parti, i tremben një alternative serioze (VIDEO)

Lëvizja ‘Bashkë’ ka hedhur akuza mbi Gjykatën e Tiranës se qëllimisht po pengon regjistrimin e saj si parti politike. Praktikisht Gjykata e Tiranës nuk do të lejojë regjistrimin e Lëvizjes BASHKË si subjekt elektoral në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Lidhur me këtë Mirela Ruko nga studio e MCN Live deklaroi janë duke u penguar qëllimisht pasi siç ajo shprehet kështu u leverdis partive të mëdha, kryesisht asaj në pushtet.

Sipas saj, pavarësisht gjithçkaje askush nuk do të mund t’i pengojë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Në fakt ajo që shohim është se kemi të bëjmë me thyerje të kushtetutës dhe trajtim të pabarabartë në institucione. E gjithë kjo është diskriminuese dhe e qëllimshme sepse u leverdis partive që e kanë të sigurtë lojën në të cilën kanë luajtur në gjithë këto vite dhe do ishte e vështirë nëse do kishin një alternativë serioze. ‘Bashkë’ vetë mënyra sesi është themeluar tregon për atë se çfarë do paraqesë në të ardhmen. Ajo që do doja të diskutonim sot është se ne do të hyjmë në këto zgjedhje dhe do garojmë sepse do i shkojmë deri në fund kësaj. Do e ritheksoja se këtu ka një pengesë të qëllimshme sepse atyre u leverdisin zgjedhje false dhe më shumë i leverdis partisë në pushtet Ramës dhe Veliaj.

E pyetur se çfarë kërcënimi serioz mund të jetë lëvizja Bashkë, Ruko tha se do kapërcejnë të gjitha pengesat institucionale dhe se janë të vendosur që të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale për Tiranën.

Ka një grup qytetarësh rreth 30% që janë të pakënaqur me partitë politike. Sondazhet e fundit tregojnë se kjo përqindje qytetarësh nuk do votojnë Veliajn apo Këlliçin ,ndërsa ne të hënën do shpallim kandidaturën dhe projektin tonë. Ne besojmë tek kontakti i drejtpërdrejtë për të paraqitur një kandidaturë jo vetëm për kryetar bashkie por dhe këshillin bashkiak. Ne e dimë se pushteti do përdorë çfarë ka në dorë për të pamundësuar kandidimin e lëvizjes Bashkë, por ne do shkojmë në zgjedhjet lokale për Tiranën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy