Dritan Ballgjini, ekspert i pasurive të paluajtshme, i shpjegon me shtresëzimin e shoqërisë çmimet marramendëse të apartamenteve në disa zona të Tiranës. Në studion e MCN Economy, Ballgjini tha se ndërtimet e reja kanë kosto dhe kjo reflektohet në çmim.
Në të gjithë Tiranën po ndërtohet. Por nuk është Blloku ai që vendos çmimet. Janë disa ndërtime me kosto shumë të lartë që reflektohen edhe në çmime. Të mos abuzojmë me çmimet, ato janë ato që janë. Shtresëzimi i popullsisë do të krijojë dhe këto ndarje.
Sipas Ballgjinit, rritja e çmimeve të shtëpive do të vijojë të rritet.
Besoj që jemi afër pikut. Rritja do të vazhdojë. Do të rriten kostot dhe cilësia. Përqindja e pronarëve të truallit ka ndryshuar. Këto pasqyrohen në kosto. Rreth 60% e klientëve tanë i drejtohen kredive për të blerë, ndaj parashikoj që ata të preken.



