Një grua zgjohet nga koma pas 27 vjetësh

Një grua zgjohet nga koma pas 27 vjetësh

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila i dëmtua rëndë në një aksident rrugor në vitin 1991 ka rimarrë veten, duke u zgjuar si prej një mrekullie nga koma 27-vjeçare.

Munira Abdulla, ishte 32 vjeç kur u aksidentua dhe u dëmtua rëndë në tru.

Ajo po udhëtonte me makinë për të marrë djalin e saj nga shkolla dhe u përplas me një autobus.

Omar Webair, atëherë 4 vjeç, ishte i ulur në ndenjësen e pasme, por nuk pësoi asgjë pasi e ëma e përqafoi pak para aksidentit.

Vitin e shkuar ajo erdhi në vete në një spital gjerman.

Omari  ka dhënë një intervistë në një nga gazetat arabe, në të cilën tregon edhe progresin e së ëmës.  

“Nëna ime ishte pranë meje në ndenjësen e pasme dhe më përqafoi menjëherë teksa përplasja po ndodhte... Ajo më përqafoi që të më mbronte... Unë nuk hoqa dorë asnjëherë prej saj, pasi gjithmonë e kisha një ndjesi se ajo mund të zgjohej... Arsyeja pse e tregoj këtë histori është se dua t’u them njerëzve të mos e humbasin shpresën për njerëzit e tyre të dashur. Të mos i konsiderojnë të vdekur nëse janë në një gjendje të tillë...”, është shprehur ai.

Zonja Abdulla pas aksidentit u dërgua në spital në Londër, ku u deklarua se qe në gjendje vegjetative por e ndjeshme ndaj dhimbjes.

Më pas u kthye në vendin e lindjes. Në vitin 2017 u dërgua në Gjermani ku iu nënshtrua një sërë operacionesh, fizioterapisë dhe mjekimeve për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore.

Një vit më vonë i biri u përfshi në një zënkë në spital, çka me sa duket bëri nënën të lëvizë.

Omari tha se në dhomën e spitalit pati një keqkuptim, dhe frika e rrezikut me sa duket e tronditi nënën.

Ajo filloi të lëshonte zëra të çuditshëm dhe pas tre ditësh e thirri djalin në emër.

“Ishte ajo! Fluturoja nga gëzimi,,, e kisha ëndërruar prej vitesh...” u shpreh djali.

Tani ajo është më reaguese, mund të ndjejë dhimbjen dhe të bëjë ndonjë bisedë.

Ajo është kthyer në Emirate dhe vazhdon të ndiqet nga mjekët të cilët po e trajtojnë me fizioterapi për përmirësimin e qëndrimit të saj ndenjur dhe për të parandaluar kontraktimin e muskujve.

Raste si të zonjës Abdulla janë shumë të rralla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy