“21 janari”/ Gazetari Artan Hoxha në SPAK, Rusta: Po jep sqarime për audio-përgjimin (VIDEO)

“21 janari”/ Gazetari Artan Hoxha në SPAK, Rusta: Po jep sqarime për audio-përgjimin (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime për dosjen e 21 janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku është regjistruar komunikimi i një punonjësi të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije:

“Kolegu dhe gazetari Artan Hoxha ndodhet në ambientet e SPAK në përgjigje të një fletë-thirrje. Cila është arsyeja që z.Hoxha ndodhet në SPAK? Mcn Live ka mësuar se bëhet fjalë për një fletë-thirrje nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton kallëzimin penal dhe dosjen e 21 janarit. Gjithçka lidhet me zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, që mbetet një ngjarje pa autor. Do duhet që SPAK të provojë nga ku u qëllua fisheku që i mori jetën Aleks Nikës. Pasi kanë dëshmuar e veja e Nikës dhe xhaxhai i tij Mark Nika, tashmë është radha e gazetarit. Gjithçka lidhet me një audio-përgjim të publikuar në media, edhe ende të padorëzuar si provë në SPAK. Është apo jo zëri i Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, do të duhet një ekspertizë. Pritet me interes nëse do të ketë një depozitim të kësaj prove të re që mund të bëhet shkak për rindezjen e hetimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy