Super aksioni i policisë për arrestimin e grabitësve të Rinasit, lokalizohen dy prej tyre

Super aksioni i policisë për arrestimin e grabitësve të Rinasit, lokalizohen dy prej tyre

Policia e Shtetit ka nisur një super aksion për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Qafë­ Kashar së 3.2 milionë dollarëve në dy blindat që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë.  Mësohet se në aksionin e policisë marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si edhe ato Renea, ndërsa operacioni po zhvillohet nga ajri e toka dhe është përqëndruar në Vorë e Prezë.

Burime të Panorama thanë se mund të jenë lolalizuar 2 prej autorëve të dyshuar. Makina që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit u grabit disa ditë më parë në Qafë Kashar.

Dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë 6 persona, të cilët pasi grabitën paratë dogjën dy makina dhe u larguan me mjete të tjera. Aktualisht për ngjarjen janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj. Po kështu mbahet në qeli edhe një i dyshuar si bashkëpunëtor i grabitësve. 

Ndërkohë pak orë më parë është raportiar se policia e Tiranës po mban të ndaluar prej tre ditësh një të ri nga Lushnja, por me sa duket dyshime ka edhe për persona të tjerë.

Sakaq, raportohet se grabitësit e 3.2 milionë eurove përdoren një makinë tip “Voklswagen Golf” për t’u larguar nga vendi ku dogjën dy fuoristradat. Burime te rezervuara nga grupi hetimor bënë me dije për tv klan se mjeti është pare nga disa dëshmitare okularë dhe është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë se disa bizneseve. 

Sapo ka lënë rrugën e fshatit Berxull, ai është futur në autostradë ku edhe është fiksuar nga kamerat. Në këtë makinë grabitësit kanë futur edhe 8 thasët me 3.2 milionë eurot që grabiten nga dy makina e blinduar e shoqërisë se sigurisë fizike, “Jaguar”.

Gjatë kësaj kohe makina është shkëmbyer dhe me një patrullë të policisë, e cila ka njoftuar sallën operative, për shkak se ajo lëvizte me shumë shpejtësi. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është parë që makina ka ndjekur autostradën deri në Vorë.

Me tej ajo nuk shfaqet në kamerat e bizneseve përgjatë autostradës. Hetuesit dyshojnë se grabitësit kanë dalë në Vorë dhe mund të jenë fshehur në këtë zonë, ose mund të këtë marrë rrugën për në Fushë – Krujë. Edhe ky mjet dyshohet të jete i vjedhur. Ekspertët e policisë shkencore po përpunojnë materialet filmike të kamerave sigurisë, në përpjekje për të identifikuar personat që duken brenda makinës.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy