Iu vunë zjarrin dy makinave në Shkodër, një i arrestuar, procedohet një tjetër

Iu vunë zjarrin dy makinave në Shkodër, një i arrestuar, procedohet një tjetër

Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria”, duke vënë në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe proceduar penalisht një 16-vjeçar, të dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

 

Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K., dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 9 dhjetor, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

 

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

 

Në vijim të operacionit, shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

 

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy