Ndërsa politikanë nga e gjithë bota i dërgojnë mesazhe inkurajuese presidentit të SHBA, i cili njoftoi se është me koronavirus, një mesazh tjetër vjen nga Kina.
"Presidenti Trump dhe zonja e parë paguan çmimin për zbutjen dhe nënvlerësimin e rrezikut të COVID-19. Lajmi tregon seriozitetin e pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndikojë negativisht në imazhin e Trump dhe Shteteve të Bashkuara dhe mund të ndikojë negativisht në rizgjedhjen e tij", thotë Hu Xijin, kryeredaktor i “Global Times” në kinezçe.
"Testi pozitiv është një tjetër kujtesë që koronavirusi vazhdon të përhapet, megjithëse Trump u përpoq me dëshpërim të sugjeronte se nuk kishte më rreziqe. Trump dhe Shtëpia e Bardhë kanë minimizuar kërcënimin që nga shpërthimi i koronavirusit dhe nuk pranuan të ndiqnin rekomandimet e autoriteteve të shëndetit, përfshirë ato të lëshuara nga administrata e tij - të tilla si mbajtja e maskave në publik dhe praktikimi i distancimit fizik. Në vend të kësaj, Trump vazhdoi të mbante tubime elektorale ku morën pjesë mijëra mbështetës të tij", shkruan "The China Daily".



