Rikthimi i vizave? Fleckenstein jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Rikthimi i vizave? Fleckenstein jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shengen. Knut Fleckenstein, raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian e përjashtoi këtë opsion.

Duke folur në Top Story përballë Sokol Ballës, eurodeputeti gjerman tha se ka një problematikë me azilantët, por ka edhe zgjidhje të tjera që përjashtojnë vendosjen e vizave.

Sokol Balla: Duket sikur shqetësimi në disa vende europiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është një tjetër. Më koherente do të ishte pyetja a rrezikon Shqipëria që t’i rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen?

Knut Fleckenstein: Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë.

Sokol Balla: Pra, Holanda, problemet që kemi me të dhe marrëveshja e re që nënshkruam me Francën nuk rrezikojnë rikthimin e regjimit të vizave?

Knut Fleckenstein: Mendoj se jo,  sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy