Zona pranë Qytetit Studenti dhe stadiumit kombëtar në ndërtim po merr një vlerë tjetër pas investimeve të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo pjesë e kryeqytetit do të jetë një nga poliqendrat e saj, ashtu si Kinostudio, Lapraka e Kombinati.



