Bullgari, hetime shitjes së kompanisë “CEZ” (VIDEO)

Bullgari, hetime shitjes së kompanisë “CEZ” (VIDEO)

Një ditë pasi u njoftua se kompania e vogël dhe e panjohur Inercom u zgjodh si blerës i CEZ në Bullgari, Ministrja e Energjisë, Temenouzhka Petkova paraqiti dorëheqjen e saj pasi rezulton se është një mike e ngushtë e pronares së kompanisë Inercom, Ginka Vurbakova për 20 vjet.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka caktuar Agjencinë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare dhe Agjencinë Kombëtare të Ardhurave (NRA) për të kryer një kontroll të plotë në shitjen e kompanisë CEZ që menaxhon energjinë elektrike të Bullgarisë dhe për blerësin Inercom Bullgaria EAD, kështu deklaron Zyra e shtypit e Qeverisë.

Kryeministri kërkoi hetim me pjesëmarrjen e Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujërave dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare.

"Ju kujtojmë se Qeveria nuk është e përfshirë në transaksionin midis dy kompanive private, por do të përdorë burimet e saj për të parë të gjitha rrethanat dhe për të garantuar sigurinë e energjisë", thuhet në njoftimin për shtyp.

Inercom Bullgaria, me seli në qytetin jugor të Pazardikut, bleu paketën e shtatë kompanive të CEZ për 320 milionë euro, -sipas raporteve jozyrtare.

Presidentja e kompanisë,  Vurbakova ka mohuar spekulimet se Inercom është e implikuar në interesa spekulative.

"Ne do të mbështetemi vetëm nga një institucion bankar i respektuar, i cili do të na japë kredi në bazë të kritereve specifike që lidhen me biznesin tonë dhe kushteve të kreditit", tha pronarja e Inercom.

"Ne do të punojmë që të bëjmë ofertën më të mirë për klientët, ne planifikojmë të zbatojmë teknologji inovative në bazë të praktikave të vendosura ndërkombëtare, do të kanalizojmë investime në projekte që optimizojnë kostot operacionale", tha Vurbakova për BTA . "Përpjekjet tona do të përqendrohen në maksimizimin e sigurisë së furnizimeve dhe në një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve."

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy