Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për pesë nga gjashtë të dyshuarit në dosjen e shumëfolur, “Toyota Yaris”. Të akuzuarit në këtë çështje, dyshoheshin se mundësuan transportin e 3.4 milionë eurove në dy makina “Toyota Yaris”.
Shuma e parave në këto makina u zbulua në muajin qershor të vitit 2018. Kujtojmë që më herët, gjykata kishte zbutur masën e sigurisë ndaj të dyshuarve, nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”.
Mësohet se pushimi i akuzës është kërkuar për shtetasin Alfred Vladi (në arrati), për Alban Mollaymerin, Edi Likën, Klevis Canin dhe Agim Çekajn.



