Dënohet me 23 vjet burg vrasësi i gazetarit Jan Kuciak

Dënohet me 23 vjet burg vrasësi i gazetarit Jan Kuciak

Ish-ushtaraku 38-vjeçar Miroslav Marcek, i akuzuar për kryerjen e vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova, është dënuar me 23 vjet burg.

Vendimi u dha nga gjykata speciale penale në Pezinok (në jug-perëndim të Sllovakisë), në mungesë të të pandehurit.

Në janar, Marcek pranoi se i kishte vrarë me armë zjarri dy të rinjtë në shkurt 2018. Krimi u pasua nga protesta mbarëkombëtare që çuan në rrëzimin e qeverisë sllovake.

"Ishte vrasës gjakftohtë. Viktimat nuk patën mundësinë të mbroheshin", tha kreu i trupit gjykues në Gjykatën e Specializuar Penale.

Fakti që ai ka pranuar krimin është marrë parasysh nga gjykata.

Prokurori Juraj Novocky, i cili kishte kërkuar 25 vjet burg, apeloi kundër dënimit.

Kuciak ishte gazetar investigativ dhe po hetonte korrupsionin dhe lidhjet e biznesmenëve me ndikim me drejtuesit politikë, gjyqësorë dhe policorë.

Biznesmeni Marian Kocner, i cili ishte një objektiv i raportimit të gazetarit Kuciak, është në proces gjyqësor me dy të tjerë në seanca të veçanta, për akuzën e porositjes së vrasjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy