Ish-Presidenti Bamir Topi është paraqitur sot në SPAK, për të dhënë deklarime në lidhje me hetimet për çështjen e 21 janarit. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se nuk përjashtohet as marrja në pyetje e ish-prokurores Ina Rama.
“Nuk përjashtohet edhe pyetja e ish-kryeprokurores Ina Rama dhe të përfshirëve të tjerë. Z.Topi është thirrur sot nga prokurori Shehu për të dhënë deklarime. A do të hedhë dritë nëse ka pasur një vrasje shtetërore, mbetet për t’u parë nëse Prokuroria do të pyes edhe organizatorët e protestës, që deri më tani janë përjashtuar nga lista”.
Kujtojmë që më herët në SPAK për 21 janarin kanë qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Katër qytetarë mbetën të vrarë më 21 janar të vitit 2011, gjatë një proteste anti-qeveritare para Kryeministrisë.



