
Një banesë është grabitur pas mesnatës të së martës në fshatin Fier i Ri në Lushnjë. Pesë persona të maskuar dhe armatosur, terrorizuan familjarët, duke plagosur edhe dy prej tyre. Autorët kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë. Policia thotë se janë shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen.



