Avokatja Adriana Kalaja thotë se kallëzuesi i kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK mund të jetë një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij. Kalaja tha në studion e MCN se pas emrit të Nesti Angonit mund të jetë njëri prej drejtorëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.

Prova e mjaftueshme që të niste hetimi në kohë rekord. Thashetheme ka plot, informacione ka plot. E rëndësishme është se nuk ka rëndësi kallëzimi penal. Në kuadrin e informacioneve, më kanë thënë që pas Nesti Angonit qëndron një nga ish-drejtorët e Veliajt që sot qëndron në burgun e Fierit. Kjo do të shihet në vijim, por gjasat janë që këtë informacion të rëndësishëm që i është vënë në dispozicion SPAK është nga njerëz që e njohin mirë dhe e dinë çfarë ka bërë. Pra, këto janë deduksione, por edhe këto thashethemet që qarkullojnë është se është dikush…

Kalaja tha se Veliaj rrezikon deri në 15 vjet burg dhe nuk ka gjasa që masa e sigurimit ndaj tij të ndryshojë.

Unë i kam bërë thirrje zotit Veliaj dhe i thashë që përveçse nuk shpëton dot, t’i ulen vitet e burgut duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Mbase vonesa dhe siguria që kishte Veliaj që kjo do të ndodhte bëri që t’ia kenë zënë radhën. Nëse ka ndodhur që ndonjë nga ish-bashkëpunëtorët e tij të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, atëherë ai i ka punët keq.

Dy nga pesë ndërtuesit janë kallëzuar nga ne për çështjen e Teatrit. I pari është Gentian Sula. Çdo ndërtuesi të implikuar në çështjen e Teatrit ne i kemi bërë thirrje. Teatri kishte një kosto të pallogaritshme. Thirrjet tona nuk kanë munguar, qoftë ndaj Shkëlqim Fushës, qoftë… është një tender i paracaktuar, janë akorduar 19 milionë euro. Kjo firmë ka vijuar ndërtimin dhe leja ka dalë më pas. Pra, janë absurditete që edhe mendja më djallëzore e pyet veten si mund të bëhet kjo.

Nuk besoj që do të ketë ndryshim të masës së sigurimit. Unë duke njohur integritetin e gjyqtarit Erion Bano, jam e bindur për këtë

Të marrë masat Erion Bani të mos e cojë te 312 se dihet kush e pret atje. Periudhën e paraburgimit të kalojë në Durrës, se po të jetë në Tiranë dhe Fier do të ketë shumë probleme. Ai rrezikon minimalisht 15 vite.