Horoskopi ditor, e martë 14 mars

Horoskopi ditor, e martë 14 mars

DASHI

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të kujdesshëm sidomos për çështjet private dhe ato profesionale. Me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do stabilizohet ndjeshëm.

Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë.
DEMI
Do jeni shumë spontane gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë ashtu si e ndieni. Asnjë turbullirë e ambienteve ku do ndodheni nuk do mundet dot t’iu marrë me vete. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të veçanta. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jetë e kënaqshme.
BINJAKËT
Do jeni më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër do dini t’i shprehni edhe emocionet. Ju të dashuruarit do jeni më të qartë në mendime dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze.
GAFORRJA
Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë.

Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
LUANI
Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment.  Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. . Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.

PESHORJA
Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta.  Buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t'iu çojë në rrënim të plotë.
AKREPI
Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë ditë paksa e ndërlikuar dhe disi e vështirë. Nuk do mungojnë as disa debate të vogla në momente të caktuara.  Në planin financiar fati do vazhdojë të jetë në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. Mund ta bëni pa frikë ndonjë investim më shumë sesa zakonisht.
SHIGJETARI
Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë.  Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.
BRICJAPI
Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.
UJORI
Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet.  Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.
PESHQIT
Ka rrezik të besoni lehtësisht tek të tjerët gjatë kësaj dite dhe mundet të zhgënjeheni. Më mirë mos u nxitini dhe mbajini larg personat dashakeqë. Nëse keni një lidhje mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj. Vetëm kështu lidhja juaj do bëhet fantastike e plot hare. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy