Avokati Kujtim Cakrani thotë se nuk ka asnjë vlerë që të ketë arrestime dhe procedime pas zgjedhjeve, nëse nuk parandalohen krimet zgjedhore.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se kreu i SPAK, Altin Dumani tha para një viti se do bënte namin për zgjedhje, madje dhe arrestime se do ndëshkonte ata që vjedhin dhe premtojnë për vota.
Unë sot dal në një lagje që është gropa gropa dhe sot e gjeta të shtruar me asfalt. Ky asfalt që hidhet natën dhe është një vepër penale, punëtorët që punojnë natën si skllevërit në Egjiptin e lashtë. Kjo ndodh natën në rrugët e bashkisë. SPAK duhet të reagonte. Çfarë vlere kanë ndalimet dhe arrestimet nëse ti nuk vepron para zgjedhjeve.
Është më tepër një show propagandistik që bëri bashkë me Celibashin, Prokurorin e Përgjithshëm apo Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit është atashuar pranë njerëzve që blejnë vota, shpërndajnë miell apo janë të përfshirë në vepra që bien në kundërshtim me Kodin Penal. Opozita dhe çdo forcë politika nuk ka detyrim të ruajë votat, por të dalë në publik dhe të flasë për programin.
Votat i ruan Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Ne kemi një dosje “184” që SPAK ka aty dhe po të donte të hetonte, sot nuk do kishte krim zgjedhor. Se ajo dosje ka brenda personazhe politike, shefa komisariatesh, deputetë, ministra dhe deri te Kryeministri.
Nëse do hetohej ajo dosje, nuk do guxonte askush të dilte me makinat e shtetit. Kush do e ruajë Policinë e Shtetit që vjedh vota për pushtetin? Ne duam që të votojnë të lirë qytetarët. Kartat e identitetit po iu merren njerëzve që të mos shkojnë të votojnë për opozitën.
Po të hetohet dosja “184” do dalin gjithë krimet zgjedhore. SPAK ka marrë masa para tre muajsh, ka nxjerrë një platformë, por a janë trembur njerëzit? Jo, nuk kanë frikë nga shteti. Për Ramën nuk ka rëndësi, le të arrestohen të gjithë, veç ai të jetë në pushtet.



