
Regjisori Romani Polanski e konsideron histeri kolektive fushatën #edheunë, e cila lindi pas nisjes së denoncimeve të aktoreve ndaj ngacmimeve seksuale në Hollivud.
“Histeri kolektive” dhe “hipokrizi totale” është shprehur Polanski gjatë një interviste disa ditë para se Akademia e Filmit që ndan çmimet Oscar ta largonte atë nga anëtarësia gati 50-vjeçare. Kjo për shkak të një denoncimi ndaj tij në vitin 1977, kur ai është deklaruar fajtor për marrëdhënie intime me një të mitur.
Polanski ka fituar çmimin Oscar për regjinë e filmit “Pianisti”, në vitin 2003.



