Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se Koreja e Veriut është de fakto pjesëmarrëse krah Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Në një fjalim në parlament, lideri ukrainas tha se shërbimet e inteligjencës kishin konfirmuar furnizimin nga Koreja e Veriut për Rusinë me armë dhe njerëz.
Inteligjenca jonë regjistron jo vetëm transferimin e armëve nga Koreja e Veriut në Rusi, por edhe transferimin e njerëzve.
Këta janë punëtorë për fabrikat ruse të cilët zëvendësojnë rusët e vrarë në luftë, si dhe personel për ushtrinë ruse.
Kjo është pjesëmarrja e një shteti të dytë në luftën kundër Ukrainës në anën e Rusisë.



