Një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i nëntë i një pallati në Tiranë, për shkak të konfliktit me pronarin e ndërtesës. Enkelejda Ahmetaj ka gjetur këtë formë proteste pasi nuk ka marrë atë që i ishte premtuar në këmbim të dhënies së truallit në pronësi të familjes së tij.
Për shkak të stresit, gruas i ka rënë të fikët. Ndërkohë, policia arriti ta bindte të zbriste nga lartësia.
Pavarësisht denoncimeve në polici dhe prokurori, asnjë masë nuk është marrë mbi pronarin e pallatit, që sipas familjarëve pranon se e ka shitur të gjithë godinën, në shkelje të marrëveshjes me pronarët e truallit.



