
Kreu i Kishës Ortodokse Greke të Qipros është ndarë nga jeta të hënën në moshën 81-vjeçare.
Kryepeshkopit Chrysostomos II iu bënë sot homazhe në Katedralen Apostolos Varnavas në Nikosia.
Zgjedhja e pasardhësit të tij po ndiqet nga afër në Greqi dhe gjetkë, pasi Kisha e Qipros është ndarë afërsisht në një kamp 'pro-perëndimor' dhe një kamp 'pro-rus' që nga njohja e autoqefalisë së Ukrainës në vitin 2020, të cilën Moska e kundërshtoi.
Në Qipro, të gjithë të krishterët ortodoksë grekë të regjistruar mund të votojnë, dhe kjo përfshin një popullsi të konsiderueshme prej 30 000 rusësh.
Votimi përfundimtar i takon Sinodit të Shenjtë, i cili do të zgjedhë një udhëheqës të ri nga tre kandidatët kryesorë të dalë nga votimi popullor.



