Kocka, flokë dhe mish njeriu janë gjetur në trupin e një aligatori në Tocantis, Brazili i veriut. Banorët atje besojnë se mbetjet i përkasin një fermeri që u zhduk pak ditë më parë teksa punonte pranë lumit Javae.
Adilson de Oliveira, 47 vjeç, u zhduk pa lënë gjurmë dy javë më parë. Analizat treguan më vonë se fermeri ishte ngrënë nga aligatori. Zvarraniku ndoq dhe u vra nga banorët e fshatit, të cilët pasi i hapën stomakun gjetën mbetjet njerëzore.



