Thaçi: Marrëveshja me Serbinë nënkupton edhe korrigjim kufijsh

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë nënkupton edhe korrigjim kufijsh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se marrëveshja finale me Serbinë nënkupton edhe ‘korrigjimin’ e kufijve. Në një postim në Facebook, Thaçi ka dhënë detaje rreth një interviste të dhënë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, në të cilën ai ka analizuar ndikimet pozitive që do të ketë për Kosovën marrëveshja me Serbinë.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje. Marrëveshja ka për qëllim të zgjidhë përfundimisht problemet dhe të mos jetë një zgjidhje e përkohshme, të cilës pastaj duhet t’i rikthehemi. Nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”. Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar”, shprehet Thaçi.

Thaçi vlerëson se arritja e marrëveshjes me Beogradin do t’i japë rajonit më shumë paqe dhe stabilitet. “Për Kosovën dhe Serbinë, kjo do të mundësojë anëtarësimin në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO. Nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve”, shprehet Thaçi në intervistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy