
Drejtori i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali në një lidhje Skype për MCN TV deklaroi se për të pasur një pushtet vendor sa më demokratik dhe efektiv, nuk duhet të ketë më shumë se 90 bashki si nivel i parë i qeverisjes vendore.
Sipas meje dhe studimeve të mia mendoj për të pasur pushtet vendor demokratik dhe efektiv të cilët përbëjnë dy shtyllat kryesore duhet të ketë jo më shumë se 90 bashki si nivel i parë i qeverisjes vendore. S’ka nevojë për 340 njësi administrative, një pjesë të rigrupohet dhe të krijojë bashki më vete me identitetin e tyre dhe ti shërbejnë kryesisht zhvillimit rural. Dhe këshillat e qarqeve kanë nevojë të jenë pjesë e kësaj reforme. Ose të bëjnë një bashkim të thjeshtë nga 12 në 6, ose krijimin e 3 rajoneve për zhvillimin ekonomik rajonal që oksigjenojnë mirë zhvillimin ekonomik.
Ndërsa i pyetur nëse po cenohet pavarësia e pushtetit vendor dhe a duhet të jenë pjesë e debatit maxhorancë-opozitë, Haxhimali tha se palët duhet të ulen bashkë dhe të vendosin çfarë duhet dhe nuk duhet të ndryshohet, ndërsa theksoi se e rëndësishme mbetet që ligjet të jenë të qarta dhe të mos lënë vend për interpretime.
Çështja e ndryshimit të ligjit apo tjetërsimi i pronave nga këshilli bashkiak te kryetari partisë është një debat i hershëm. Për mua marrë në konsideratë debatet dhe rëndësinë e tij, çështja e pronave duhet të marrë vëmendjen e numrit më të madh të këshilltarëve bashkiak, prandaj mendoj se kjo kompetencë nuk duhet ti hiqet këshillit bashkiak për çështjen e tjetërsimit të pronave. Në fakt kohët e fundit është hapur debat me të drejtë nga opozita por dhe maxhoranaca e ka pranuar ndryshimin e reformës territoriale e kam përshëndetur që ata të ulen dhe të diskutojnë gjërat më mirë dhe të qartësojnë në këtë ligj se çfarë duhet dhe nuk duhet të ndryshohet me qëllim që të mos bëjmë ndryshime të momentit. Duhet të krijojmë këtë kulturë duke bërë ligje të qëndrueshme dhe interesat okulte të mos e ndryshojnë ligjin. Nëse do diskutojmë reformën territoriale duhet të rishikohet në përputhje me ato gjëra që nuk kanë funksionuar gjatë këtyre 5-6 viteve në këtë reformë. Maxhoranca dhe opozita duhet të jenë pjesë e marrëveshjes dhe duhet të ulen për të diskutuar çështjet e elementëve, por aftësia e politikës dhe jo vetëm ti bëj këto rregullime që legjislacioni të jetë i qartë që të mos krijojë interpretime. Ligjet duhet të jenë më të qarta.



