Ministrja Gjonaj tek burgu i riedukimit: E rëndësishme riintegrimit i tyre në shoqëri

Ministrja Gjonaj tek burgu i riedukimit: E rëndësishme riintegrimit i tyre në shoqëri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, organizoi një aktivitet festiv në Institucionin e të Miturve në Kavajë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në bashkëbisedim me të miturit që shlyejnë dënim në këtë institucion, Gjonaj theksoi rëndësinë e madhe të riintegrimit të tyre në shoqëri pas mbarimit të dënimit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe gjimnazitët e shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë dhe ministrja Gjonaj i ftoi këta të presin me krahë hapur dhe të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që kthehen në bankat e shkollës pas shlyerjes së dënimit, si një parakusht që gabimin e kryer në një moshë delikate të mos e ripërsërisin.

Gjonaj ritheksoi po ashtu angazhimin e palëkundur jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të sajin personal, për të ndihmuar të miturit të cilët janë në fund të dënimit të tyre, ose ata që marrin nga gjykata dënime alternative.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy