Avokati Spartak Ngjela ndan bindjen se SPAK drejtohet nga Uashingtoni dhe drejtohet prej tij.
Në një intervistë për “MCN Live”, ai deklaroi se të gjithë kandidatët kanë kaluar nga Uashingtoni, pasi Amerika po e bën luftën më të madhe antikorrupsion në Shqipëri.
Zgjedhja e kreut të ri në SPAK do ndodhte, se aq ishte afati. Mund ta ketë propozuar Uashingtoni drejtuesin e ri, por ata e zgjodhën vetë. Të gjithë kanë kaluar nga Uashingtoni. Ata po e bëjnë luftën më të madhe antikorrupsion në Shqipëri, nuk ka qenë luftë aq e lehtë. Gjithë krerët e korrupsionit janë të pandehur.
Amerikanët nuk flasin dot se nuk i lejojnë doktrina. Ata në SPAK kanë rroga të larta shumë. Ata i paguan politika amerikane, për të ndihmuar luftën antikorrupsion, se e kanë në favor dhe ata që të largohet korrupsioni nga Shqipëria, për interesa gjeopolitike.
Programi i SPAK është krimi i organizuar dhe korrupsioni, se kanë lidhje me njeri tjetrin. Në KLP nuk i kanë zgjedhur për nivel, ka qenë zgjedhje e detyruar. Ata do të ishin se krijuam Prokuroria e Posaçme të cilën nuk e krijuam ne dhe ekspertët nuk i kemi ne.
Prokuroria e Posaçme nuk drejtohet nga ne, atje janë ekspertët e huaj. Se ka një rregull Perëndimi, ai që të paguan, të drejton.
Deri tani mendoj se goditja e korrupsioni është mirë, se ka dy ish-kryeministra nën akuzë, ministra nën akuzë dhe kryetarë bashkisë në akuzë. Nga kjo kuptojmë faktin se korrupsioni ka qenë i madh në Shqipëri dhe ai na ka dëmtuar shumë, se të gjithë e kanë ditur se ekzistonte një korrupsion i lartë.
Lidhur me sulmet e kryedemokratit Sali Berisha ndaj drejtuesit në ikje të SPAK, Altin Dumani, Ngjela thotë se gjithçka ka të bëjë me procesin penal ndaj kreut të selisë blu.
Saliu bën sulme se ka frikën nga procesi penal, merret me Dumanin. Çështja është që ai do shkojë të bëjë gjyqin, të shohim çfarë vendimi do marrë gjykata. Çështja është në gjyq, jo në prokurori. Por çështjen e hetuar Dumani. Ose sulmon Dumanin që të trembë këta të tjerët.



