Miliardat e heshtjes

Miliardat e heshtjes

Një biznes ka një monopol të sigurt. Nuk shet asnjë produkt që duhet reklamuar. Madje edhe kërkesën e ka të sigurtë, pasi paguhet nga buxheti i shtetit për sasi të fiksuara dysheme. E megjithatë, edhe pse nuk i duhen reklamat shpenzon mbi 1 miliardë lekë për publicitet në media. Bëhet fjalë për grupin e kompanive që zotërojnë inceneratorët.

Pagesat e inceneratorëve për mediat janë investiguar dhe denoncuar në mënyrë të vazhdueshme nga portali CNA.al. Por MCN po publikon tabelën e përmbledhur se cilat janë mediat që morën më shumë para nga inceneratorët.

Në vendin e parë qëndron Focus Media News, grupi mediatik që zotërohet nga biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Sipas faturave, Focus Media ka arkëtuar rreth 134 mijë e 500 euro për reklamë nga inceneratori i Tiranës.

Pas Focus Media, në vendin e dytë si media që ka marrë më shumë para nga inceneratorët renditet SCAN sh.a, një televizion me profil kryesisht ekonomik. Sipas dokumentave, SCAN sh.a ka arkëtuar mbi 115 mijë euro nga inceneratorët, ku pjesa më e madhe e tyre janë paguar nga Albtek Energy, kompania që ka koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Në vendin e tretë renditet Fax Media News, që për publikun njihet edhe si televizion Fax News. Kjo media rezulton të ketë marrë rreth 74 mijë e 600 euro nga inceneratorët.

Më pas renditja vazhdon me Top Channel, që ka arkëtuar 64 mijë e 750 euro dhe MTSC shpk me rreth 57 mijë e 400 euro. MTSC është grupi mediatik që zotërohet nga gazetari Carlo Bollino.

SH.Q.I.P, Infinit Communication dhe Vox Tv, tre kompani mediatike të zotëruar nga Endrit Habilaj kanë marrë së bashku rreth 44 mijë e 300 euro nga inceneratorët. Zoti Habilaj njihet ndryshe edhe si autori i programit Top Story, që deri pak ditë më parë transmetohej në Top Channel.  

Më pas lista e mediave që janë financuar nga inceneratorët vazhdon me ABC News, TV Klan dhe Media Vizion, të cilat kanë marrë përkatësisht 39 mijë euro, 28 mijë euro dhe 25 mijë euro.

Lista mbyllet nga Albania Post e Baton Haxhiut që ka marrë rreth 22 mijë euro si dhe Gazeta Shqip Online dhe NewsBomb, ku kjo e fundit rezulton të ketë marrë vetëm 5 mijë euro nga inceneratorët duke u renditur e fundit në listë.  

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut e financimit të mediave nga inceneratorët. Së pari, këto janë të dhëna të pjesshme dhe nuk përfshijnë të gjitha periudhat. Së dyti, këto janë vetëm pagesat formale në formën e reklamave të bëra nga tre kompanitë që kanë koncesionet e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Fluksi real i parave të inceneratorëve drejt mediave ka qenë disa herë më i madh, pasi përfshin edhe pagesa përmes agjencive të marketingut, para cash, por edhe pagesa të tjera nga kompania Integrated Technology Services e Klodian Zotos.

Veç kësaj, dyshohet se miliona euro të tjera janë financuar përmes ortakërive të përbashkëta mes inceneratorëve dhe drejtues të mediave. Miliarda lekë formale dhe informale drejt mediave. Një sistem kapilar, qëllimi i të cilit është i qartë si kristali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy