Janë dashur për 64 vite martese dhe kanë shkuar në botën tjetër duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit. Është historia e amerikanëve Dolores dhe Trent, të cilët kanë ndërruar jetë më 9 dhjetor, Brenda pak orësh distancë.
Një dhomë në spitalin e Tennessee-s ka qenë skena e fundit e historisë së tyre të dashurisë.
Trent Winstead, 88 vjeç, dhe Dolores, 83, kishin natyra të ndryshme. Ajo pëlqente të rrinte në shtëpi e të gatuante, ai dëshironte të dilte për peshk.
Kur ai u nis për shërbimin ushtarak në Kore, ata merreshin vesh me letra. Pas kthimit, Trent i propozoi për martesë Doloresit. Ata u martuan më 17 janar 1953 dhe nuk u ndanë më kurrë. Patën 2 fëmijë e më vonë tetë nipër.
Me më shumë se 6 dekada martesë, pak ditë më parë, ata ndërmorën së bashku udhëtimin e fundit: atë drejt spitalit, nga ku do të ktheheshin sërish bashkë, për të nisur një udhëtim të pafund.
Zemra e Trent pushoi në spital, pak orë pasi, në të njëjtën dhomë u nda nga jeta edhe e shoqja, për shkak të një aneurizme.



