Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti "të neveritshëm" atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump , duke shtuar se dhuna politike përbën një kërcënim për demokracinë.

“Sulmi ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, është i neveritshëm. I uroj shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë edhe me ata që janë prekur nga sulmi. Akte të tilla dhune kërcënojnë demokracinë", tha Olaf Scholz në X.
Po ashtu edhe presidenti i Francës, Emmuel Macron ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele për atentatin ndaj Trump.
Mendimet e mia janë për Presidentin Donald Trump, viktimë e një atentati, të cilit i uroj shërim të shpejtë. Një aktivist vdiq, disa u plagosën. Është një tragjedi për demokracitë tona. Franca ndan tronditjen dhe indinjatën e popullit amerikan.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është i tronditur nga atentati ndaj Trump-it.
“Një tragjedi për botën demokratike”, e cilësoi kryeministri Edi Rama atentatin ndaj Trump mbrëmjen e djeshme në Pensilvani.
Është shqetësuese të jesh dëshmitar se si një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur.
Kjo është një tragjedi për botën demokratike.
Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.
Kryeministri Benjamin Netanyahu reagoi për ngjarjen e rëndë në X.
Ne lutemi për sigurinë e tij dhe shërimin e shpejtë.
Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ishte thellësisht e tronditur nga të shtënat.



