Përleshje në Amsterdam, dhunohen brutalisht tifozët izraelitë (VIDEO)

Përleshje në Amsterdam, dhunohen brutalisht tifozët izraelitë (VIDEO)

Policia holandeze  raportoi për përleshje në qendër të qytetit pas ndeshjes së futbollit mes Ajaksit dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv të enjten në mbrëmje. 57 persona u ndaluan nga policia pas ndeshjes, pasi protestuesit pro palestinezë u përpoqën të arrinin afër stadiumit “Johan Cruyff”, ndonëse s’kishin marrë leje për protestë. Në disa video të publikuara në mediat ndërkombëtare shfaqeshin një turmë që vraponte pranë stacionit qendror të Amsterdamit, duke sulmuar një tjetër grup, ndërkohë që binin sirenat e policisë.

Kryeministri holandez Dick Schoof tha se ishte "i tmerruar nga sulmet antisemite ndaj qytetarëve izraelitë. Kjo është krejtësisht e papranueshme". Gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit Netanjahu ai e siguroi se “autorët do të identifikohen dhe do të ndiqen penalisht”. Policia tha se tifozët ishin larguar nga stadiumi pa incidente, por përleshjet shpërthyen gjatë natës në qendër të qytetit.

Mediat dhe politikanë në izrael e cilësuan incidentin si nga më seriozët pas nisjes së luftës në Gaza. “Tifozët, të cilët shkuan për ta parë ndeshjen, u përballën me antisemitizëm dhe u sulmuan me mizori të paparafytyrueshme, thjesht sepse janë hebrenj dhe izraelitë”, tha ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben-Gvir, në X. Ushtria izraelite nisi një mision me avionë, ekipe mjekësore, dhe të shpëtimit në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy