Irina Shayk dhe Leonardo DiCaprio shihen së bashku në Coachella

Irina Shayk dhe Leonardo DiCaprio shihen së bashku në Coachella

Irina Shayk, modelja me origjinë ruse u pa gjatë fundjavës krahë Leonardo DiCaprio në Coachella.

Aktori fitues i Oskarit dhe Shayk morën pjesë në festival të shtunën vonë dhe festuan deri të dielën herët; megjithatë, e pranishme me grupin ishte edhe modelja Stella Maxëell, e cila është një mike e DiCaprios.

Shayk lidhjen e saj të fundit publike e pati me aktorin me Cooper, me të cilin ka dhe vajzën 6-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por burimet i thanë Page Six në nëntor 2022 se dyshja "po përpiqeshin të bëheshin sërish prindër".

Megjithatë, foshnja nr. 2 nuk erdhi, por sërish ish çifti mbetën miqësorë dhe të përkushtuar ndaj bashkë-prindërimit të vajzës së tyre.

Ndërkohë, ylli i “Titanic”, 48 vjeç dhe e dashura Camila Morrone u ndanë gjatë verës pas katër vitesh lidhje dhe veçanërisht pasi ajo mbushi 25 vjeç.

Që atëherë, thashethemet kanë qarkulluar se ylli i "Revolution Road" ishte lidhur me 27-vjeçaren Gigi Hadid.

Pasi Hadid dhe DiCaprio u panë gjatë Javës së Modës në Nju Jork, një burim na tha se ata nuk ishin “asgjë”.

Dyshja “pëlqejnë shumë njëri-tjetrin, por asnjëri nuk dëshiron ndonjë gjë serioze tani”, ka thënë burimi ynë.

“Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”, shtoi burimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy