
Beogradi thotë se do të vazhdojë fushatën kundër njohjes së Kosovës, në një kohë që Prishtina vazhdon fushatën për njohjen e pavarësisë. Duke folur për dialogun, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e cilësoi kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, një maniak që vepron me kërcënime.



