Ndërron jetë ish-prokurori që nxiti shkarkimin e Clinton-it nga Dhoma e Përfaqësuesve

Ndërron jetë ish-prokurori që nxiti shkarkimin e Clinton-it nga Dhoma e Përfaqësuesve

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, prokurori Kenneth Starr, hetimi i të cilit nxiti një proces shkarkimi të ish-Presidentit amerikan Bill Clinton.

Starr, një ish-gjyqtar dhe avokat në SHBA, vdiq në një spital të Hjustonit të martën për shkak të komplikimeve nga operacioni. Ai u bë i njohur në mbarë SHBA-në pas hetimeve për Clinton.

Kohët e fundit ai shërbeu në ekipin që mbrojti ish-presidentin Donald Trump nga shkarkimi në vitin 2020.

Gjatë kryerjes së hetimit, Starr gjeti prova se Clinton kishte pasur një lidhje me Monica Lewinsky-n. Kjo çoi në fajësimin e Clintonit nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në vitin 1998.

Më 19 dhjetor 1998, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për shkarkimin e Presidentit Bill Clinton me akuzat për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë.

Senati e shpalli të pafajshëm Presidentin Clinton më 12 shkurt 1999.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy